Last Updated on 20/02/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale momente nga mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, e zhvilluar në Washington D.C..
Përmes një postimi, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë të takimit të Bordit të Paqes, ku mund të gjeni versionin origjinal të fjalës në emër të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë.”
Mbledhja inauguruese u zhvillua në ambientet e Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë.
Prania e Shqipërisë si pjesë e bordit themelues dëshmon për angazhimin e vendit në mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit konstruktiv në nivel global.
Ky hap nënvizon rolin aktiv të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe përpjekjet e saj për të kontribuar në një botë më të sigurt dhe të qëndrueshme./A.D
