Aksi rrugor Maliq-Lozhan-Strelcë ka pësuar dëmtime në disa segmente të tij. Nga kilometri i 13-të deri në fshatin Lozhan janë krijuar çarje në trupin e rrugës, duke rrezikuar qarkullimin e makinave.
Dëmtime janë konstatuar edhe në pjesët anësore të rrugës. Aty janë shfaqur rrëshqitje dherash që kanë prekur strukturën mbajtëse të aksit./kb
