Last Updated on 20/02/2026 by Anisa
Nga Mentor Kikia
Nga këta që janë deri tani në Bordin e Paqes vetëm Kosova është shteti që perfiton, apo ka interesa reale si shtet. Sepse nga raportet me SHBA varet ende siguria, integriteti territorial dhe lufta për tu anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare.
Fat i madh që Kosova vijon të jetë në rrezen e influencës dhe interesave amerikane!
Të tjerët janë udhëheqës nga vende jo demokratike, që kanë nga 20 vjet në pushtet, dhe kanë shkuar të paraqiten tek “komandanti”, madje të shtyhen për të qenë sa më afer tij në foto, pasi nuk i dihet si shkon puna.
Kuptohet, jo duarbosh, madje të lumtur të kontribuojnë për ndërtimin e qytetit të Gazës. Nuk besoj se është çështje humanizmi. Venezuela tregoi se “nuk bëhet shaka me miellin e gjermanit”.
Kaq është Bordi i Paqes tani për tani.
Për më shumë shikoni lajmet në mediat shqiptare.
P.S: Opozita, ndërkohë, ka marrë metrin për të matur se sa larg ishte Rama nga Trampi në foton ceremoniale. Ky detaj është shumë i rëndesishëm dhe domethënës.
