Last Updated on 20/02/2026 by Monika
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pak minuta më parë lidhur me protestën e opozitës para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ndan pamje nga protesta, teksa shprehet se në shesh ndodhet edhe një grup kriminal i mbuluar me çadra në gadishmëri për molotovët e kryedemokratit Sali Berisha.
“Ja sheshi, ja mejdani ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur”,-shkruan Balla./mxh
