Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Berisha, në nisje të fjalës së tij, foli lidhur me protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
“Për tre orë në boulevard, parlament dhe rrugët e Tiranës u zhvillua një betejë e paparë. Regjimi nuk kurseu as plumbat e gomës, ndaj ish-kandidates tonë në Shkodër. Dhuna dhe terrori i policisë nuk kursey as të miturit. Protestuesit pavarësisht sulmeve qëndruan të pamposhtur. U përpoqën të sulmojën të miturit, që po ktheheshin nga shkolla, ndërsa sot janë në komisariat.
Janë ndaluar mbi 50 protestues. Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë kurrë pjesë në protestë. Një pjesë e policisë janë sjellë si patronazhistë e kriminelë. Dje ka pasur një dallim të qartë në qëndrimin e një pjesë të mirë të policisë. Ftoj policinë të mos ndjekin udhëzimet e kriminelëve Proda dhe Bizhga por të bashkohen me protestuesit. Edi Rama është një armik i egër i tyre dhe po i bën vendit të zezën më të madhe me nismën ligjore për të mbrojtur veten. Kryengritja paqësore shënoi dje një stad të ri që është frymëzim për ditët në vazhdim. Dënoj dhunën dhe terrorin policor. Dënoj gjuajtjen me bombula gazi ndaj qytetarëve dhe nënkryetariut të PD-së, Luçiano Boçi. Për të gjitha këto përgjegjës do të jetë Edi Rama.
Në oborrin e selisë së PD-së u hodhën sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe tymuese. Garantoj Ramën, se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese ndaj selive të partisë së krimit në të gjithë vendin. Larg duart nga selia e PD-së, se ajo është në revolucionin e saj paqësor për të shpëtuar Shqipërinë”, tha Berisha. /Kb
