Last Updated on 23/02/2026 by Monika
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative në Kuvendin e Shqipërisë, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE thekson se në takimi u fokusua te rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta e konsensus të gjerë dhe se shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë vendore./mxh
