Last Updated on 24/02/2026 by Anisa
Është zbuluar data e mbledhjes së Grupit Parlamentar Socialist, ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i maxhorancës lidhur me kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit të Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Deputetët socialistë janë njoftuar të marrin pjesë në mbledhje të enjten, në orën 11:00. Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje është Pallati i Brigadave.
Një ditë më parë, pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, paralajmëroi se kjo do të jetë mbledhja e parë që do të vendosë për kolegen e tyre, Belinda Ballukun.
Nga diskutimet e mëtejshme të anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, është lënë të kuptohet se mjafton masa e pezullimit.
Ky zhvillim vjen në një moment kur mazhoranca po shqyrton mënyrën e trajtimit të kërkesave të SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke krijuar pritshmëri për vendimin final të grupit parlamentar.
