Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm nga salla e Parlamentit Europian në Bruksel. Ai shprehet se PE-ja mbështet fuqishëm integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Ju përshëndes nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian📍Bruksel, një institucion që mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan ai.
Balla shton se draft-rezoluta e fundit e prezantuar në këtë institucion vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes të të gjithë grup-kapitujve për 13 muaj.
