Last Updated on 24/02/2026 by Monika
Seku Sidibe konsiderohet si afrimi më i rëndësishëm i Partizanit në merkaton e janarit.
Edhe pse kjo periudhë transferimesh zakonisht ofron më pak mundësi për lojtarë cilësorë, drejtuesit e klubit arritën të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të krahut të djathtë.
24-vjeçari me pasaportë belge dhe origjinë nga Bregu i Fildishtë ka zhvilluar pesë ndeshje dhe ka realizuar tre gola e dy asistime.
Dy prej golave erdhën në fitoren në transfertë ndaj Flamurtarit. Sidibe është shpallur dy herë lojtari i ndeshjes, përfshirë derbin ndaj Tiranës. Me paraqitjet e tij, ai ka fituar një rol të rëndësishëm në skemat e trajnerit Oltijon Kërnaja.
Klubi shpreson që forma e tij të ndikojë në arritjen e objektivave sezonalë, përfshirë “Final Four” dhe Kupën e Shqipërisë./mxh
