Drejtoresha e muzeut të Luvrit në Paris ka dhënë dorëheqjen, disa muaj pas vjedhjes spektakolare së bizhuterive me një vlerë prej 88 milionë euro që ende nuk janë gjetur. Sipas raportimeve, Laurence des Cars ia paraqiti dorëheqjen e saj Presidentit Emmanel Macron. Ky i fundit e cilësoi dorëheqjen si “një akt përgjegjësie”.
Grabitja që shokoi botën ndodhi mëngjesin e 19 tetorit të vitit të kaluar, kur hajdutët përdorën një ashensor mekanik të montuar në një automjet të vjedhur për të hyrë në Galerinë e Apolloni në muze, nëpërmjet një ballkoni pranë lumit Sena.
Katër të dyshuarit kryesorë janë arrestuar. Tetë bizhuteritë e çmuara, përfshirë një gjerdan me diamante dhe smeralde që Perandori Napoleon ia dhuroi gruas së tij, u morën me vete nga grabitësit. Disa ditë pas bastisjes, Carrs pranoi se kamerat e sigurisë rreth perimetrit të Luvrit ishin të dobëta dhe të vjetruara, ku vetëm një kamerë monitoronte murin e jashtëm të Luvrit, ku hajdutët hynë me forcë.
Pavarësisht numrit të madh të vizitorëve të muzeut – më shumë se 8.7 milionë në vit – investimet në siguri kanë qenë të ngadalta dhe ajo theksoi sfidat buxhetore me të cilat përballen institucionet e mëdha. Des Cars, e cila u bë drejtoreshë e Luvrit në vitin 2021, tha se donte të dyfishonte numrin e kamerave të sigurisë. Luvri është shtëpia e veprave të artit të paçmuara, përfshirë Mona Lisën e Leonardo da Vinçit./mxh
