Last Updated on 26/02/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama duke folur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS e quajti pezullimin e një ministri ndërhyrje brutuale në pushtetin ekzekutiv. Kryeministri Edi Rama kritikoi drejtpërdrejtë prokurorët e SPAK duke thënë se lëshojnë fletëthirrje si bileta teatri, në garë për mandatin e ardhshëm të SPAK. Pavarësisht notave kritike, kryeministri Rama është i bindur se ka ndjekur rrugën e duhur me mbështetjen që i ka dhënë reformës në drejtësi, për të cilën thotë se nuk bëhet pishman pavarësisht bombave artizanale, që lëshojnë lloj-lloj prokurorësh e gjykatësish.
“Duke i bërë minimalisht shkel të lirive dhe të drejtave të njeriut, ka edhe më keq, por unë nuk do të zgjatem. Sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt në këtë aspekt nuk është që Ekzekutivi apo Legjislativi të cenojë pavarësinë e Gjyqësorit.
Kjo ka ndodhur në vende të tjera, nuk është diçka e panjohur në zhvillimin e drejtësisë. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend që është në ngjitje të vazhdueshme, nuk e ka luksin të frenohet dhe të ri-bjerë aty ku ishte.
Çfarë është veçse ndërhyrje brutale, në territorin e pushteteve të tjera, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës me vendim të një seancë paraprake pa gjyq, i pa ndodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në pushtetin Legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur me gjyq pagat e veta.
Çfarë është rasti më i fundit, përveçse ndërhyrje në pushtetin Legjisalativ, vendimi i Kushtetueses se si parlamenti ka vendosur ndarje e komisioneve parlamentare. Hapu dhe i thonë kësaj. Por shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare. As do të kemi një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, por nuk do të kemi një administratë publike pa pasur frikë në marrjen e vendimeve, deri në blerjen e letrës higjienike. E zgjodha se është fakt tragjikomik i krijuar nga frika. Këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara. Shqipëria nuk e ka luksin për të nxjerrë këto mësime. Duhen marrë në konsideratë nga të gjithë sa nuk e kanë prekur palcën e zhvillimit të vendit. Antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme“, deklaroi Rama.
Ai tha se ka pasur ndërhyrje të pajustifikueshme dhe panevojshme të gjyqësorit në ekzekutiv, teksa shtoi se janë lëshuar një mori fletëarrestesh, që në rastin më të mirë sipas tij nuk janë vepra penale, e në rastin më të keq duhet të hetohen në gjendje të lirë.
“Kanë prerë fletëarreste në tufa për çështje që në rastin më të mirë nuk janë penale, dhe në rasti më të keq hetohen në gjendje të lirë, siç ishte rasti i Durrësit, ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetës fletëarrest, ndërkohë që dhjetëra fletë të prera nuk u kursye as deri dhe një punonjëse model e shtetit, 5 vjet në luftë me kancerin dhe një fëmijë në gji. Po fletëthirrje për absurditete të skajshme, siç është një rast emblematik në Tiranë ku një ndërtues pa leje, të cilit i është konfiskuar ndërtimi për të strehuar një agjenci shtetërore ka gjetur rrugë e prokurorisë për të kallëzuar shtetin dhe është hapur çështje penale për punonjësit e shtetit që bënë procesin për të futur agjencinë e shtetit në godinën e futur pa leje.Me siguri do thonë që sapo kam ndërhyrë në punët e drejtësisë, por në asnjë mënyrë jo. Unë këtu do them 1 të një mijtën e atyre që kam për të thënë për ndërhyrjet e pajustifikueshme dhe panevojshme të gjyqësorit në ekzekutiv”, tha Rama.
