Last Updated on 04/03/2026 by Kesjana
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja pritet të nisë rreth orës 14:00 në selinë rozë, ndërsa ende nuk ka detaje të konfirmuara se cila do të jetë tema e diskutimeve.
Vetëm një ditë më parë u mblodh Kryesia e Partisë Socialiste, me kërkesë të kryeministrit Rama, ku u diskutua mbi zgjedhjet brenda partisë si dhe zhvillimet e fundit të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe pasojat ekonomike që mund të sjellë te ne./kb
