Last Updated on 04/03/2026 by Anisa
Nga Mentor Kikia
Ka një skenë të “çuditshme” që ndodh çdo ditë…
Në Rrjoll të Shkodrës, çdo ditë, dhjetra policë, me uniforme dhe pa uniforme, dhe të paktën 7-8 furgone, qëndrojnë në këtë zonë dhe bëjnë rojë në mënyrë që banorët e fshatit të mos pengojnë punimet e një kompanie private që po ndërton një resort turistik.
Banorët pretendojnë pronësinë mbi tokën, ndërsa qeveria i ka dhënë leje ndërtimi një kompanie.
A nuk i zgjidhin gjykatat këto mosmarrëveshje?
Nëse banorët janë pronarë, atëherë kompania hyn në negociata me pronarët. Nëse jo, atëherë banorët nuk kanë ç’të pretendojnë.
Por, ndërsa gjykata ende nuk ka dhënë vendimin, Policia e Shtetit bën rojë dhe mbron kompaninë nga banorët.
Si është e mundur që shteti ka luksin të paguajë për javë me radhë dhjetra policë dhe kostot e mjeteve, për të ruajtur fadromat dhe kamionët e një kompanie private, duke zënë banorët me shkelma?/A.D

