Last Updated on 05/03/2026 by Anisa
Në seancën e fundit të Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga foltorja sulmoi kolegun e tij të Partisë Socialiste, Ardit Bido, duke i kujtuar takime të mëparshme në zyrën e tij gjatë kohës kur ishte në pushtet. Noka tha:
“Mbaj mend kur ma sillnin në zyrën time kur isha në pushtet, herë ma sillte Shpëtim Idrizi si çam, e herë ma sillte Vangjel Dule si lab.”
Ardit Bido ka replikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Flamur Noka, duke përgënjeshtruar deklaratat e tij e duke theksuar se në zyrën e Nokës ka shkuar si gazetar e jo si politikan.
“Replika ishte ndaj zotit Noka. I dëgjoj me vëmendje kritikat tuaja, (Të Peleshit). Përvoja nuk është i vetmi tregues, dhe këtë te tregoi zoti Noka. Ai gënjeu. Kam qenë një herë te zoti Noka për ta marrë në intervistë. Skam qenë asnjëherë me politikanë. Madje i prish punë dhe zotit Dule, se nuk e kam takuar kurrë. Ka qenë në vitet kur PD ishte në pushtet, ku të gjithë duhej të shkonin në zyrën e tij dhe të bëheshin drejtorë. Më pas bëheshe me prona dhe apartamente. Kuksianët e tij dilnin zot me prona në Sarandë. Politika nuk bëhet me kalqe.”, tha ai./A.D
