Last Updated on 05/03/2026 by Anisa
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.
Sipas prokurorisë, Spahia akuzohet për veprën penale të pengimit të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, SPAK ka kërkuar që ish-kryebashkiaku të dënohet me 7 milionë lekë të vjetra gjobë.
Çështja lidhet me moszbatimin e një vendimi gjykate gjatë kohës kur Spahia ushtronte detyrën në krye të Bashkisë së Shkodrës. Prokuroria pretendon se veprimet e tij kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi, duke sjellë për pasojë nisjen e procedimit penal.
Tashmë pritet vendimi i gjykatës, e cila do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe do të vendosë nëse do të pranojë apo jo pretencën e SPAK për dënimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.
