Last Updated on 06/03/2026 by EL
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Ai ka ardhur i vetëm, pa praninë e një avokati mbrojtës.
Kjo është e dyta herë që Xhelal Mziu paraqitet në organin e akuzës SPAK.
Ish-zyrtari i lartë ka disa kallëzime në SPAK për abuzim me detyrën në kohën kur ai ka drejtuar Bashkinë e Kamzës.
Në një prej paraqitjeve të mëparshme në SPAK, Mziu ka thënë publikisht se ka qenë si person që ka dijeni lidhur me disa tendera./ET
