Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e opozitës, duke i cilësuar ato si një jashtëderdhje në bulevard që synon të prodhojë imazhe negative për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Sipas Ramës, përmes zjarreve dhe dhunës në protesta krijohen fotografi që më pas shpërndahen jashtë vendit për të paraqitur një realitet të shtrembëruar të situatës në Shqipëri.
“Jashtëderdhja në bulevard bëhet për fotografitë që prodhohen nga zjarret dhe nga dhuna duke i çuar nëpër botë për të thënë kjo është Shqipëria, mos shkoni në Shqipëri, mos besoni te Shqipëria, mos bëni turizëm në Shqipëria, korrupsioni e bla bla. Korrupsioni në Shqipëri po luftohet më shumë se çdo herë tjetër. Sot që flasim dhe rastet që trajtohen janë 85% që i përkasin mandatit të parë dhe të dytë dhe në të gjitha këto raste 10 janë me akuzën e korrupsionit, ndryshe nga ajo që tregohet”, tha Rama./mxh
