Princesha e Uellsit, Kate Middleton u shfaq me një fustan-pallto blu nga shtëpia britanike e modës Catherine Walker gjatë Shërbesës së Komonuelithit në Westminster Abbey në Londër.
Ajo zgjodhi një stil klasik njëngjyrësh blu, me prerje të dukshme dhe supe të theksuara, duke vazhduar traditën e saj për të veshur dizajne britanike në evente zyrtare.
Pamjen e plotë e kombinoi me një kapelë blu me rrjetë dekorative, një çantë “Multrees Chain Wallet” nga marka Strathberry, këpucë kastori blu nga Gianvito Rossi dhe një varëse me pesë rreshta perlash nga Susan Caplan.
Për bizhuteri, Kate mbajti edhe vathët historikë me perlë mnga Bahrejni, që i përkisnin Mbretëreshës Elizabeth II, duke bërë një homazh ndaj traditës mbretërore.
Ngjyra blu e veshjes u interpretua si një referencë simbolike ndaj ngjyrave të Komonuelthit ndërsa dizajni klasik i Catherine Walker lidhet me historinë e modës mbretërore, pasi kjo shtëpi mode ishte edhe një nga të preferuarat e Princess Diana.
Në event ajo u shfaq së bashku me bashkëshortin e saj, Princin Uilliam, si pjesë e familjes mbretërore që mori pjesë në ceremoninë vjetore të Komonuelthit./kb
