Last Updated on 10/03/2026 by Anisa
Nga Petrit Vasili
Nderkombëtarë, në ç’vrimë jeni futur, pse nuk flisni? Drejtësia u varros nga Rama!
Nderkombëtarë, sot Edi Rama e varrosi Reformën në Drejtësi dhe deklaroi hapur se ka instaluar drejtësinë e komanduar dhe zaptuar nga ai dhe partia e tij përmes deputetëve në Parlament.
Nderkombëtarë, ju bëtë namin e zi për miratimin me çdo kusht të reformës në drejtësi.
Nderkombëtarë, ju kërcënuat edhe me mesazhe personale deputetët për të votuar reformën.
Nderkombëtarë, ju përmes surrateve emblematike të ambasadorëve Vllahutin dhe Lu u bëtë protagonistë edhe të pazarit për të votuar reformën, edhe me vota të blera.
Nderkombëtarë, ju akuzuat edhe opozitën, si dhe liderët Berisha dhe Meta, si gjoja pengues të reformës.
Nderkombëtarë, ju kërkuat dhe u futët edhe në Kushtetutë përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si gjoja garanci për zbatimin e reformës.
Nderkombëtarë, ju lëshuat kilometra të tera deklaratash të njëpasnjëshme për votimin me çdo kusht të reformës.
Nderkombëtarë, ju që nga Komisioneri Hanh, Zv.Sekretarja e Shtetit Nuland, Asistent Sekretari Hoyt Brian Yee e një lumë ndërkombëtarësh, prodhuat tonelata deklaratash e kërcënimesh për të votuar me çdo kusht këtë reformë.
Nderkombëtarë, ju që shpenzuat qindra miliona euro dhe dollarë, çdo tu thoni taksapaguesve tuaj, tani që reforma u varros publikisht dhe ligjërisht nga Rama në Kuvend.
Nderkombëtarë, ku jeni tani? Në çfarë vrime jeni strukur?
Nderkombëtarë, kush ju mbylli gojën?
Nderkombëtarë, me çfarë zarfi, qese apo thesi ju mbyllën gojën?
Ja si putheshin Lu dhe Vllahutin nga “gëzimi” i votimit të reformës, por kjo në të vërtetë rezultoi puthja e vdekjes së reformës.

