Last Updated on 10/03/2026 by Anisa
Erion Brace, përmes një statusi të fundit në rrjetet sociale, ka kritikuar ashpër mënyrën se si Bashkia e Tiranës menaxhon trafikun dhe gjobitjen për parkimin e gabuar.
Në postimin e tij, Brace thekson se policia e bashkisë gjobit qytetarët për parkim të gabuar, ndërkohë që vetë parkojnë në mënyrë të njëjtë. Ai shton se disa biznese që kanë blerë buzën e rrugës mund të parkojnë pa u shqetësuar nga gjobat, ndërsa qytetarët e tjerë ndëshkohen për të njëjtin veprim.
Statusi vijon duke denoncuar se trafiku mbetet i bllokuar pasi policia nuk mund të vendosë makinën siç duhet dhe më pas të kryejë detyrën e saj. Brace përfundon me një mesazh të fortë:
“Ligjshmëria nuk mund të përdoret selektivisht. Me paligjshmëri nuk zgjidhet trafiku në Tiranë. Kjo Bashki duhet të shkundet, dhe unë di si bëhet!”
