Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi se Australia do të dërgojë një avion ushtarak për survejim dhe raketa në Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk do të vendosë trupa në Iran.
Albanese tha se mbështetja ushtarake e Australisë synon të ndihmojë vendet e Gjirit të mbrohen nga sulmet e paarsyetuara nga Irani, duke theksuar se Australia nuk është “protagoniste” në konflikt.
Një avion E-7A Wedgetail i prodhuar nga Boeing, i pajisur me sistemin ajror të paralajmërimit dhe kontrollit, do të dërgohet për katër javë fillimisht për të mbrojtur hapësirën ajrore mbi vendet e Gjirit.
Gjithashtu, Emiratet e Bashkuara Arabe do të furnizohen me raketa të avancuara ajër-ajër me rreze të mesme, pas një bisede telefonike midis Albanese dhe Presidentit Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Rreth 115 mijë australianë ndodheshin në Lindjen e Mesme kur nisi konflikti 11 ditë më parë, dhe 2,600 prej tyre janë kthyer tashmë në vend me fluturime komerciale, ndërsa disa qytete të Gjirit janë goditur nga bombardimet iraniane./mxh
