Last Updated on 11/03/2026 by Monika
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes lidhur me rezolutës së Parlamentit Europiane lidhur me procesin e zgjerimit.
Në reagimin e tij, Balla shprehet se rezoluta vlerëson progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe njeh ambicien për përmbylljen e tyre deri në fund të vitit 2027.
Ndër të tjera, Balla thotë se është inkurajuese thirrja që Parlamenti Europian i bën institucioneve të BE-së, veçanërisht Këshillit, që të heqin pengesat dhe të rrisin besueshmërinë e procesit të zgjerimit.
“Përshëndes miratimin ditën e sotme nga Parlamenti Europian të Rezolutës për Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Europian me 385 vota pro.
Rezoluta vlerëson progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe njeh ambicien për përmbylljen e tyre deri në fund të vitit 2027.
Inkurajuese thirrja që Parlamenti Europian i bën institucioneve të BE-së, veçanërisht Këshillit, që të heqin pengesat dhe të rrisin besueshmërinë e procesit të zgjerimit”, thuhet në reagimin e Ballës./mxh
