Last Updated on 12/03/2026 by Anisa
Stili i veçantë i politikanëve shqiptarë tërheq gjithmonë vëmendjen, dhe kryeministri Edi Rama spikat në daljet publike me detaje unike në veshjet e tij.
Rreth kësaj teme u diskutua në emisionin “Top Story” të moderuar nga Grida Duma.
Sipërmarrësja Ester Nuriu u ndal tek mënyra se si Rama zgjedh veshjet, duke theksuar se luksi qëndron tek cilësia dhe jo tek markat e njohura.
“Mendoj që veshjet e Ramës janë të shtrenjta, janë të shtrenjta, ka shumë marka që nuk njihen, pra as emrin nuk ja themi në mënyrën ekzakte sepse nuk janë marka të ‘bërtitura’. Nëse flasim për T-shirt që janë pak më “oversize” apo të gjëra, e kanë luksin tek cilësia dhe kryeministri për këtë ka luftuar, mendoj unë me mënyrën e veshjes së tij, se si ai ka përdorur cilësinë, që nga kollaret, ato xhaketat pak më të ndryshme”, u shpreh Ester Nuriu.
Ajo shtoi se kombinimi i elementëve klasikë me detaje moderne i jep Ramës një identitet unik në paraqitjet publike, duke e bërë stilin e tij të dallojë nga politikanët e tjerë./A.D




