“Kemi planifikuar shumë gjëra argëtuese dhe po i ndihmojmë të ngrihen në këmbë dhe po shohim se si luajnë në prova. Pastaj shpresoj të kemi disa zgjedhje të shkëlqyera për natën e së dielës”, tha ai.
I pyetur nëse i ishte thënë të qëndronte larg ndonjë teme, O’Brien tha: “Herë pas here ka disa mosmarrëveshje, por në fund i zgjidhim. Gjithmonë ia dalim”.
Komediani njihet më së miri për prezantimin e emisioneve të vona të natës: “Late Night with Conan O’Brien”, “The Tonight Show with Conan O’Brien” dhe “Conan”. Ai gjithashtu ka një rol në dramën “If I Had Legs I’d Kick You”. Kolegia e tij, Rose Byrne, mori nominimin e saj të parë për Oscar për performancën e saj në film dhe është kandidate për çmimin “Aktorja më e mirë” në çmimet e Akademisë të këtij viti./kb
