Katër kandidatë janë zyrtarisht në garë për detyrën e Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës.
Komisioni Parlamentar për Financat, Ekonominë dhe Punësimin zhvilloi seancë dëgjimore me katër kandidatët që kanë aplikuar për pozicionin e anëtarit të Komisionit të Konkurrencës, që pritet të marrë njëkohësisht edhe detyrën e Kryetarit.
Kandidatët që kanë aplikuar për këtë pozicion janë Pajtim Melani, Elidian Balla dhe Evis Noçka, si edhe kryetari aktual, Denar Biba.
Sipas ligjit, anëtarët e Komisionit të Konkurrencës zgjidhen nga Kuvendi. Një anëtar propozohet nga Presidenti i Republikës, dy anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe dy anëtarë propozohen nga Kuvendi.
Ligji parashikon që anëtarët e Komisionit zgjidhen me shumicë votash, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për një periudhë 5-vjeçare. Kuvendi emëron edhe Kryetarin e Komisionit/kb
