Last Updated on 14/03/2026 by EL
Këtë të dielë po zhvillohet ndeshja mes Flamurtarit dhe AF Elbasanit në Vlorë. Gjatë pushimit të pjesës së parë, situata u tensionua mes tifozëve të të dyja ekipeve ku pati përplasje verbale dhe u shkëmbyen fjalë fyese dhe provokime, duke nxehur ndjeshëm atmosferën në tribunat e stadiumit.
Forcat e sigurisë u vendosën pranë tribunave për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të shmangur përshkallëzimin e saj. Përplasjet verbale mes tifozëve vazhduan brenda ambienteve të stadiumit, ndërsa efektivët e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë për të mbrojtur tifozët e Elbasanit. Miqtë u spostuan në mes të hapësirës së tifozerisë mike dhe janë rrethuar nga efektivë të sigurisë në të gjitha anët.
Ndërkohë, sikur të mos mjaftonin këto përplasje, në pjesën e dytë portieri i AF Elbasanit u largua me ambulancë drejt spitalit pas një përplasjeje me një nga lojtarët kundërshtarë. Ndeshja u ndërpre përkohësisht deri në mbërritjen e ambulancës në stadium.

