Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kreut të ri të degës së Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.
Me shumicë votash, Ardit Çylybyli është shpallur fitues i garës me 1083 vota përballë kandidatit tjetër Gentian Ibro, i cili mori 687 vota.
Në procesin e votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike në Shkodër kanë marrë pjesë rreth 1.800 anëtarë./mxh
