Dinamo pësoi një tjetër humbje në Superiore, duke u mposhtur 1-0 nga Teuta në ndeshjen e javës së 28-të.
Skuadra kryeqytetase e nisi takimin duke kërkuar golin dhe krijoi disa mundësi në minutat e para. Megjithatë, ishte Teuta që arriti të kalojë në avantazh në minutën e 31-të me Arifin, pas një pasimi nga Ismajli.
Në pjesën e parë Dinamo pati vështirësi për të reaguar ndaj këtij disavantazhi. Në pjesën e dytë, portieri Selmani u bë protagonist me disa ndërhyrje vendimtare që mbajtën portën e paprekur. Dinamo tentoi deri në fund për të gjetur golin e barazimit, por nuk arriti të konkretizojë rastet.
Në minutat shtesë Teuta mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq për Rooney. Pas këtij rezultati, Teuta ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vendin e gjashtë, me synim “Final Four”, ndërsa Dinamo mbetet e pesta me 39 pikë./mxh
