Avokati Spartak Ngjela ka ngritur një reflektim kritik mbi mënyrën se si funksionon demokracia në Shqipëri, duke theksuar se një supershumicë parlamentare shpesh prodhon stagnim politik dhe mungesë zhvillimi real.
Sipas tij, historia e demokracisë ka krijuar një ide të qartë: kur në një vend demokratik nga zgjedhjet e lira del një supershumicë politike, kjo shpesh sjell një fenomen retrograd të moszhvillimit. Arsyeja, sipas Ngjelës, lidhet me faktin se kur pushteti politik ndihet i sigurt dhe i pakontestueshëm, mendimi progresiv dhe debati real politik zbehen.
Në këtë kontekst, ai e sheh Shqipërinë si një shembull konkret të këtij fenomeni. Në Kuvendin e Shqipërisë me 140 deputetë, Partia Socialiste e Shqipërisë zotëron 83 mandate, një shumicë e konsiderueshme që në teori garanton stabilitet qeverisës, por që sipas Ngjelës nuk po prodhon zhvillim thelbësor për vendin.
“Çfarë po i sjell kjo shumicë Shqipërisë? Asgjë thelbësore në zhvillimin kombëtar,” shprehet ai, duke theksuar se zhvillimi në një demokraci nuk lidhet vetëm me numrat në parlament, por me fuqinë e ideve dhe aftësinë për t’i kthyer ato në politika konkrete.
Reagimi i plotë i avokat Spartak Ngjela:
