Last Updated on 17/03/2026 by EL
Një tjetër lajm negativ vjen nga institucionet evropiane për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Komisioni i Monitorimit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk ka miratuar raportin mbi ecurinë e vendit, duke e lënë Shqipërinë sërish në pritje, ndërkohë që raporti për Malin e Zi mori dritën jeshile.
Lajmi u bë i ditur nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë një lidhjeje direkte nga Parisi, ku po mbahej mbledhja e komisionit. Sipas saj, ky vendim përbën një goditje të rëndë për qeverinë dhe tregon se “muri i propagandës ka rënë”.
Deputetja Vokshi renditi një sërë arsyesh konkrete që, sipas saj, çuan në këtë bllokadë. Ajo theksoi se vendet anëtare nuk mund të mashtrohen më me propagandë kur mungojnë rezultatet konkrete dhe përmbushja e kritereve./et
