Last Updated on 18/03/2026 by Monika
Sipas një raporti të ri nga organizata ndërkombëtare si UNICEF, OBSH dhe OKB, rreth 4.9 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç humbën jetën në vitin 2024. Gati gjysma e këtyre vdekjeve janë foshnja të porsalindura.
Shumica e vdekjeve janë të parandalueshme me kujdes shëndetësor bazë, vaksina, por edhe trajtime të thjeshta dhe me kosto të ulët
Shkaqet kryesore janë: lindja e parakohshme, komplikime gjatë lindjes, pneumonia, malaria dhe infeksione të tjera, kequshqyerja (një faktor i madh kontribues)
Vdekshmëria e fëmijëve është ulur më shumë se përgjysmë që nga viti 2000
Por përparimi është ngadalësuar ndjeshëm pas vitit 2015
Ekspertët paralajmërojnë se konfliktet, krizat ekonomike, ndryshimet klimatike dhe sistemet e dobëta shëndetësore po pengojnë përmirësimin e mëtejshëm.
Rajonet më të prekura janë Afrika Sub-Sahariane dhe Azia Jugore, ku normat e vdekshmërisë janë shumë më të larta se në vendet e zhvilluara./mxh
