Last Updated on 18/03/2026 by Monika
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha sot se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama e ka humbur legjitimitetin, pas disa zhvillimeve të fundit që kanë bërë bujë.
Në një studio televizive, Noka u shpreh se demaskimi i pushtetit është meritë e opozitës, përmes denoncimit të korrupsionit me fakte dhe prova.
Sipas Nokës, PD-ja nuk është në betejë me pushtetin, por me kauzat e demokracisë.
“Zhvillimet në kampin e Rilindjes kanë qenë në kufijtë e dramatikes. Që nga shpërthimi i dy megaskandaleve, automatikisht qeveria e Edi Ramës ka humbur legjitimitetin. Ne kemi arritur demaskimin e pushtetit. Është meritë e opozitës, kemi denoncuar korrupsionin dhe inkriminimin e shtetit me fakte dhe prova. Opozita është luftuar për t’u asgjësuar dhe sërish kemi arritur t’i çjerrim maskën një narko-regjimi. Në një situatë të tillë, opozitë tjetër përveç PD nuk do mund të qëndronte. Ne kërkojmë demokracinë, jo thjesht pushtetin. Ne nuk jemi në betejë për pushtetin, por kauzat janë të tilla”,- tha Noka./mxh
