Bylis fitoi 2-1 ndaj Flamurtarit në javën e 29-të të Superiores, në një ndeshje që u vendos në minutat shtesë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa rastet më të rrezikshme u regjistruan nga të dyja skuadrat, përfshirë traversën e Adeduro në minutën e 10-të.
Goli i parë erdhi në minutën e 83-të, kur Përndreca shënoi me kokë pas një goditjeje dënimi. Flamurtari barazoi në minutën e 94-t, me Bintsukën që realizoi me kokë pas një topi të harkuar në zonë.
Në minutën e 97-të u akordua penallti për Bylisin, pas ndërhyrjes së Trashit ndaj Përndrecës, duke sjellë edhe kartonin e dytë të verdhë për kapitenin e Flamurtarit.
Në minutën e 98-të, Muriç shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 2-1.
Me këtë fitore, Bylis shkon në 30 pikë në vendin e shtatë. Flamurtari mbetet në vendin e fundit me 24 pikë dhe afrohet me rënien nga kategoria./mxh
