Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë nga rënia e një orteku në Val Ridana të Italisë.
25 persona nga grupe të ndryshme alpinistësh ishin në vendngjarje në kohën e tragjedisë. Një total prej gjashtë helikopterësh dhe rreth 80 shpëtimtarësh u përfshinë në operacionin e kërkim-shpëtimit, ndërsa një person thuhet se është i zhdukur.
Aksidenti ndodhi vetëm disa ditë pas dhjetëvjetorit të ortekut masiv në Monte Nevoso, i cili vrau gjashtë persona në aksidentin më të rëndë alpinist në Tirolin Jugor në dekada./mxh
