Ambasada Gjermane ka reaguar sot lidhur me protesën e fundit të zhvilluar nga opozita.
Sipas njoftimi, Ambasada Gjermane e drejta për të demonstruar është ndër themeloret në një shoqëri demokratike, por nuk përligj dhunën ndaj personave apio objekteve.
“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”,-theksohet në njoftim./Kb
