Last Updated on 24/03/2026 by Anisa
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, ka mbërritur këtë të martë në zyrat e SPAK, pasi ka kërkuar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.
Takimi është kërkuar për të diskutuar mbi ecurinë e hetimeve të ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku Aleks Nika ishte një prej katër viktimave.
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, kërkon drejtësi për nipin e vrarë 13 vjet më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.
