Nga Mentor Kikia
Bujqësia, rënia e traut të ekonomisë kombëtare!
Bujqësia shënoi një tjetër vit me rënie. Ky sector, për 5 vjet rresht po përjeton një tendencë regresi, duke mos dhënë sinjale përmirësimi.
Sipas të dhënëve që publikon revista “Monitor”, në vitin 2025, sektori i bujqësisë ra me 1.95 %. Po ashtu, një rënie të vazhdueshme, po shënopn edhe sektori i industrsië, duke dëshmuar orientimin e ekonomisë tek shërbimet, kryesisht turizmi.
Rënia e sektorit të bujqësisë, është dramatike për një vend si Shqipëria.
Produktet cilësore bujqësore duhej të ishin pjesë e “paketës turistike”. Mungesa e investimeve dhe kontrollit, bëri që ne të humbasim autenticitetin dhe cilësinë e produkteve tona.
Rënia e bujqësisë është një proces i rrezikshëm, pasi frenimi i rënies apo ringritja janë shumë të vështira, për shkak se është edhe çështje imazhi dhe tregjesh.
Rënia e bujqësisë është një problem i madh social. Ajo shoqërohet me braktisjen e fshatit. Dhe, ai që iskën nga fshati, vështirë të rikthehet më ta mbjellë tokën.
Këtë realitet, qeveria përpiqet ta fshehë përmes një PR-i të sforcuar, me fotografi e video nëpër sera dhe pemtore. Por në fund, ekonomia është llogari dhe llogaritë dalin keq!
Turizëm pa bujqësi nuk mund të ketë!
Ekonomi pa bujqësi nuk mund të ketë!
