Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar instalimin e një platforme të re inovative në sistemin shëndetësor, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve mjekësore në vend.
Bëhet fjalë për një platformë automatike me teknologjinë Real-Time PCR, e vendosur në Laboratorin e Imunohematologjisë pranë Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.
Sipas Ramës, kjo teknologji mundëson tipizim molekular të gjakut, duke garantuar përputhshmëri më të saktë mes dhuruesve dhe pacientëve. Kjo pritet të rrisë ndjeshëm sigurinë dhe efikasitetin e transfuzioneve dhe transplanteve.
Në mesazhin e tij, Kryeministri theksoi rëndësinë e këtij investimi për avancimin e sistemit shëndetësor./kb
