Mbreti i Spanjës, Felipe, mbajti ceremoninë e betimit për zv/kryeministrin e ri dhe ministrin e Buxhetit.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, emëroi të enjten Arcadi España ministër të Buxhetit dhe promovoi ministrin e Ekonomisë, Carlos Cuerpo, në postin e zv/kryeministrit, si pjesë e një reshuffle qeveritar.
Arcadi España zëvendëson Maria Jesus Montero, e cila dha dorëheqjen për të udhëhequr fushatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet rajonale në Andalusi. España ka shërbyer më parë si sekretar shteti për politikën territoriale dhe tani do të jetë përgjegjës për politikën e buxhetit në një kohë kur qeveria po negocion me qeveritë rajonale për një model të ri financimi dhe ende nuk ka paraqitur buxhetin kombëtar për vitin 2026.
Carlos Cuerpo, që do të vazhdojë të jetë ministër i Ekonomisë, bëhet njeriu i parë që Sanchez emëron si zv/kryeministër që nga marrja e pushtetit në 2018, kur formoi qeverinë e parë me barazi gjinore në historinë e Spanjës.
Ky reshuffle pasqyron përpjekjet e kryeministrit për të konsoliduar prioritetet ekonomike dhe për të forcuar negociatat me qeveritë rajonale për financimin dhe buxhetin e ardhshëm./mxh
