Napoli është përfshirë në një situatë të papritur që lidhet me Romelu Lukakun. Sulmuesi belg u largua nga grumbullimi i Belgjikës me synimin për të rikuperuar formën fizike.
Megjithatë, ai nuk u kthye në Itali, por qëndroi në Antverp për përgatitje individuale. Ky vendim ka krijuar tension me klubin, i cili e priste rikthimin e tij në Napoli.
Sipas raportimeve, edhe ndërhyrja e drejtorit sportiv Mana nuk ka ndryshuar situatën. Klubi ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj lojtarit.
Nëse Lukaku nuk rikthehet deri të martën, rrezikon përjashtimin nga skuadra. Kjo situatë vjen në një moment delikat të sezonit, ku Napoli synon të rivalizojë me Interin dhe Milanin për titullin./mxh
