Last Updated on 28/03/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet më 17 prill. Mobilizimi qytetar do të vijojë si pjesë e aksionit politik të opozitës, si reagim ndaj situatës aktuale politike dhe ekonomike në vend.
“Edi Rama mendon se do bindë shqiptarët duke sulmuar partnerët tanë. Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë.
Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës.
Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”-u shpreh Berisha.
Opozita nuk ka dhënë ende detaje të plota mbi organizimin, itinerarin apo mesazhet kryesore të protestës, por pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë informacion mbi axhendën dhe thirrjet e saj publike.
