Last Updated on 30/03/2026 by EL
Kim Kardashian ka vendosur të shesë disa nga veshjet që ka përdorur në serialin All’s Fair, duke tërhequr menjëherë vëmendje dhe oferta të larta.
Pjesa më e spikatur është një set vintage i vitit 1995 nga John Galliano, që përfshin një xhaketë elegante me jakë të strukturuar dhe një fund të gjatë sateni me qëndisje. Veshja, e përshtatur sipas trupit të Kardashian dhe e përshkruar si në “gjendje shumë të mirë”, ka arritur një ofertë rreth 80 mijë dollarë gjatë ankandit.
Disa prej artikujve të saj luksozë u shiten me çmime të larta, duke reflektuar jo vetëm vlerën e markave, por edhe faktin që janë veshur nga vetë Kardashian.
Por përtej vlerës së madhe, qëllimi është mjaft human, pasi të gjitha të ardhurat do të shkojnë për “Legal Aid Foundation of Los Angeles”, për të ndihmuar gratë që kanë nevojë për mbështetje ligjore.
Vetë Kardashian ka theksuar se drejtësia nuk duhet të jetë luks dhe se çdo grua duhet të ketë mundësi të mbrojë veten dhe të ardhmen e saj./ET
