Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në seancën e sotme plenare ka ngritur problematikën se zona e Lushnjes nuk ka energji elektrike nga darka në mëngjes.
Më tej, duke iu drejtuar kryeparlamentarit Peleshi, Korreshi i tha me iroin ta nxirrte ministrin e Brendshëm të kontrollonte parkimet dyshe.
“Na jepni dy fije elektrik dhe ne nga Lushnja, na e shtrini dhe çik kllabin, jemi pa drita nga darka në mëngjes. Hamë bukë pa drita. Tani që u zgjat dita hamë bukë që në orën 5. Ministrja flet për kometën Halley. Dilni njëherë andej nga Europa jonë e Lushnjes. Kryetar nxirre këtë ministrin të paktën të shohë parkimet dyshe”, tha Korreshi./mxh
