Last Updated on 02/04/2026 by Kesjana
NASA ka realizuar me sukses nisjen e misionit Artemis II, duke shënuar fluturimin e parë me ekuipazh rreth Hënës pas më shumë se gjysmë shekulli.
Raketa u ngrit më 1 prill, duke dërguar katër astronautë në një mision që pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Ekuipazhi nuk do të ulet në Hënë, por do ta rrethojë atë, në një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të njerëzimit në sipërfaqen hënore për herë të parë që nga programi Apollo.
Nisja e Artemis II u shty disa herë për shkak të problemeve teknike. Një test i ndërprerë në shkurt zbuloi rrjedhje hidrogjeni, ndërsa në mars u identifikua një rrjedhje heliumi.
Një tjetër ndërhyrje u bë vetëm një orë para nisjes, për të rregulluar një defekt në sistemin e abortimit të nisjes, që shërben për shpëtimin e astronautëve në rast emergjence.
Po ashtu, dritaret e nisjes janë të kufizuara dhe varen nga kushtet atmosferike dhe pozicioni i Hënës në orbitë./kb