Bibla është libri më i lexuar dhe më i shitur në botë. Është libër unik në botë për kompleksitet, thellësi dhe ndikim. Faqet e saj kanë kaluar shekuj, mijëvjeçare, luftëra, zbulime, reforma, rilindje, duke qëndruar dhe duke u pozicionuar gjithnjë në qendër të kulturës perëndimore. Përveç se është tekst religjioz, është edhe burim reflektimi të pashterueshëm, frymëzimi, letërsisë, historisë dhe kujtesës kolektive e njerëzimit. Duke e eksploruar, çdo kush afrohet me një trashëgimi universal që vijon të flasë humanitetit në çdo epokë.
Bibla vjen nga greqishtja e lashtë, dhe do të thotë “Librat”, duke iu referuar shkrimeve të shenjta në shumës, duke evidentuar natyrën e saj të një biblioteke shkrimesh të shenjta. Në fakt, Bibla është një bashkësi librash: 73 në atë Katolike, 66 në anën protestante dhe 80 në disa versione ortodokse. Është shkruar nga 40 autorë, në periudha të ndryshme, me një kohëzgjatje për plotësimin e saj që prek një hark kohor prej 1500 vjetësh.
Është libri më i përkthyer, në 2 mijë e 355 gjuhë, dhe libri i parë që është stampuar në historinë e njerëzimit, në Gjermani, në shtypshkronjën e parë në botë, Gutenberg, në 1454.
Disa gjuhë janë përdorur për shkrimet e saj, duke nisur nga hebraisht, që përfshin gjithë Testamentin Antik, dhe në aramaik dhe greqisht e lashtë, për Ungjillin e Ri.
Sipas Biblës, tek libri i Gjenezës, 17:15, emri i parë i dhënë nga Zoti një gruaje është Sara, që do të thotë Princeshë, pasi Eva e mori këtë emër nga Adami. Ndërsa numri 7 konsiderohet numri hyjnor, 7 janë ditët e krijimit; dita e shtatë është ajo e pushimit dhe përsëritet në shkrimet e saj me qindra herë. Ndërsa Shën Meria, në Ungjijte, nuk flet shumë, por është personazhi më i adhuruar dhe i pastër.
Dorëshkrimet më të lashta të Biblës që janë ende me sot ose fragmentet e Testamentit Antik janë papiruse të Detit të Vdekur, të datuara në shek. III p.e.s – shek. I e.r.
Ndërsa biblat dorëshkrime të plota janë të shek. IV e.r., me Codex Sinaiticus, që ruhen në British Library, Codex Vaticanus, 325 e.r., e shkruar plotësisht në greqisht. Ndërsa Codex Sasson, viti 900, është më e lashta e plotë në hebraisht dhe u shit për një vlerë prej 38 mln $.
Nisi të krijohej me traditën e gojës dhe, duke u trashëguar brez pas brezi, shkrimet e para i referohen një periudhe rreth 1000 vjet p.e.s. Fillimisht u shkruajtën në papiruse ose pergamena. Në gjuhën e folur, i pari që nisi të përkthejë Biblinë në gjuhë popullore ka qenë Martin Luteri, 1522, i cili dha kontribut në reformën Protestante, duke i dhënë mundësinë besimtarëve të lexojnë vetë Fjalën e Zotit.
Aktualisht, Bibla e gjetur para disa vitesh në një manastir ortodoks në Etiopi, pasuri e paçmueshme për gjithë njerëzimin, e shkruar rreth viteve 330-650, konsiderohet më e lashta me ilustrime. Është shkruar me dorë nga një prift, Abba Garima, në pergamenë, pranë lëkurës së holledhie. Ungjijtë përbëhen nga 3 dorëshkrime të mbledhur në 2 volume, me nga 348 dhe 322 faqe. Kopertina ballore është në dru dhe bakër, ndërsa volumi i dytë e ka në argjend.
Bibla dhe rëndësia e formësimit të njerëzimit është e jashtëzakonshme. Në të janë shkruar festat me temat dhe religjonit e kulturës njerëzore, sikurse është edhe Kremtimi i Pashkës. E mbushur me simbolika të panumërta, thelbi është koncepti i Rilindjes; çdo njeri apo besimtar rinovohet shpirtërisht, rigjenerohet, mbushet me dritë, dashuri e lumturi. Jezusi e celebron Pashkën gjatë Darkës së Fundit, që si traditë zbatohet në javën e Shenjtë. E Premtja e Madhe, kur Jezusi sakrifikohet, në kontekstin Historik të Biblës, përkon me datën 3 prill, në moshën 33 vjeçare, në orën 3.33 min, duke qenë një simbolikë e fortë edhe në numër, pra 3, Triniteti i Shenjtë.
Pashka si festa më e rëndësishme në kalendarin katolik, në epokën bashkëkohore, festohet gjithnjë të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të Pranverës, pra pas 21 marsit.
Pashka shënon rilindjen në të gjitha kuptimet, ringjalljen nga vdekja, shpëtim, rilindje e natyrë, duke përkuar me nisjen e pranverës, në muajin prill, sikurse ka ndodhur historikisht, muaj që personifikon Tokën, natyrën, rizgjimin, celjen, lirinë, gjallërinë, dritën dhe ngjyrat./kb
