Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se porti i Khor Fakkanit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka qenë shënjestër e disa predhave.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, sipas njoftimit të autoriteteve lokale në platformën “X”. Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) konfirmoi se kishte marrë një raport për një incident në port.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha më herët se kishte shënjestruar objekte karburanti dhe petrokimike në vendet e Gjirit Persik, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, në përgjigje të sulmeve amerikane dhe izraelite, sipas mediave shtetërore iraniane./mxh
