Aktori i njohur pogradecar, Ilir Shkurti është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare.
Shkurti, një nga figurat më të dashura të skenës lokale por jo vetëm, do të kujtohet për talentin e tij, humorin dhe energjinë që solli në teatër, në Estradën e Pogradecit dhe në kinemanë shqiptare.
Ndarja e tij është një humbje e madhe për komunitetin, por kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e të gjithëve që e njohën dhe e vlerësuan për atë çfarë i dha jetës artistike të Pogradecit.
Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë”./mxh
