Last Updated on 07/04/2026 by EL
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u pyet gjithashtu dhe për ofrimin e deputetit Erion Braçe për të kandiduar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai tha se secili në parti ka të drejtën e tij ndërsa i përket ambicieve, ka kohë deri pranverën e ardhshme.
“Nuk kam dëgjuar kritika, por dua të them që në PS secili ka të drejtën e vet, dhe ndërkohë jo pa qëllim ne kemi hapur proces shumë të gjerë analize. Sa i përket ambicies për kryetar bashkie, do kemi kohë deri në zgjedhje”, tha Balla./et
