Last Updated on 07/04/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Lezhë, ku po realizohet rruga e re që lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë–Tiranë.
Rruga, e pajisur me korsi biçikletash, trotuare në të dy anët dhe elementë dekorativë, pritet të japë një impuls të ri zhvillimit të turizmit në zonë, që çdo vit tërheq mijëra vizitorë.
Paralelisht, po vijon projekti për ujësjellësin e ri në Kodër-Marlekaj, i cili do të shërbejë për 5 mijë banorë, si dhe rehabilitimi i sistemit të kanalizimit për ujërat e bardha dhe të zeza. Ky investim pritet të zgjidhë njëherë e mirë problematikën e përmbytjeve në zonë.
Këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe të cilësisë së jetesës, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Lezhës.
“Lezhë – Në rrugën e re që lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë-Tiranë, një investim i pajisur me korsi biçikletash, trotuare në të dy anët e saj dhe elementë dekorativë, e cila do ti japë një impuls të ri zhvillimit të turizmit në këtë zonë, që çdo vit e më shumë po tërheq mijëra vizitorë.
Paralelisht me investimet në infrastrukturën rrugore, po realizohet dhe projekti për Ujësjellësin e ri në Kodër-Marlekaj për 5 mijë banorë, dhe për rehabilitimin e kanalizimit të ujërave të bardha dhe të zeza, investim që do të zgjidh një herë e mirë situatën e përmbytjeve në këtë zonë”, shkruan kryeministri Rama./mxh
