Ministria e Arsimit njofton se janë hapur aplikimet për Provimin e Shtetit për Pajisjen me Licencë për Ushtrimin e Profesionit të Mësuesit. Aplikimet mund të bëhen në platformën e-Albania nga 7 deri më 14 prill 2026.
Në këtë provim mund të aplikojnë:
-Kandidatët që kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale;
-Ata që nuk kanë kaluar ose nuk janë paraqitur në sezone të mëparshme;
-Mësuesit që janë në marrëdhënie pune dhe kanë përfunduar studimet master.
Programet orientuese dhe fondet e pyetjeve janë të publikuara në faqet zyrtare të QSHA-së dhe të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, për t’u njohur paraprakisht me përmbajtjen e provimit.
Kjo është një mundësi e rëndësishme për të gjithë kandidatët që synojnë të pajisen me licencë për të ushtruar profesionin e mësuesit në Shqipëri./mxh
